“SI MUND TË TË ULIN KRAH ANËS DHE SHQIPES?” Dojna Mema i përgjigjet ndjekësit: Vajzat kanë… (FOTO) – AlpeGossip
“SI MUND TË TË ULIN KRAH ANËS DHE SHQIPES?” Dojna Mema i përgjigjet ndjekësit: Vajzat kanë… (FOTO)

“SI MUND TË TË ULIN KRAH ANËS DHE SHQIPES?” Dojna Mema i përgjigjet ndjekësit: Vajzat kanë… (FOTO)

Moderatoren Dojna Mema e kemi parë në rubrikën “Trotuar”, te “E diell”, përballë ish-konkurrenteve të Përputhen, Shqipes dhe Anës 1. Nisur nga kjo, një ndër ndjekësit e saj e ka pyetur: “Si mund të të ulin krah Anës dhe Shqipes, se kuptojnë ça disniveli i madh intelektual është?”.

Dojna i është përgjigjur duke thënë se secili ka nga një bagazh të vetin, sa të ndryshëm aq edhe interesant. Ajo ka shtuar se televizioni është i bukur se i ka të gjitha. Po ashtu, moderatorja ka shkruar se Ana dhe Shqipja kanë një influencë të madhe te publiku dhe përfaqësojnë njerëz të ngjashëm me to.

“Nuk e besoj. Secili nga ne ka një bagazh nga pas i cili është aq sa i ndryshëm dhe interesant për t’u vendosur përballë. Të dyja vajzat që përmende kanë influencë të jashtëzakonshme në publik dhe përfaqësojnë njerëz të ngjashëm me to. Televizioni është i bukur se i ka të gjitha. Edhe kripën, edhe piperin edhe sheqerin. Përplasja e mendimeve, mentaliteteve të bën gjithmonë të reflektosh. Të gjithë shqiptarët e gjejnë veten në njërin prej karaktereve të asaj rubrike. Kjo është filozofia e “Trotuar” që diskutohet gjithmonë kaq shumë”, ka shkruar moderatorja.