“Ku i gjen lekët që bën pushime luksoze?” Ja si i përgjigjet Ledina Çelo pyetjes së të gjithëve – AlpeGossip
“Ku i gjen lekët që bën pushime luksoze?” Ja si i përgjigjet Ledina Çelo pyetjes së të gjithëve

“Ku i gjen lekët që bën pushime luksoze?” Ja si i përgjigjet Ledina Çelo pyetjes së të gjithëve

E ftuara e tretë e mbrëmjes së sotme në në Kurthin e Piter Panit ishte këngëtarja Ledina Çelo. E gjendur përballë fëmijëve, Ledina zbuloi disa prej sekreteve të saj me fëmijët, pyetjet që i bëjnë ata më shpesh, kohën që kalon me ta, por edhe rastet kur ndonjëherë ata e vënë në siklet – si fëmijët e Piter Panit.

Mbrëmjen e sotme, e ardhur enkas nga Gjermania, këngëtarja ndau me publikun disa rrëfime për familjen dhe fëmijët e saj. Ajo tha se, si të gjithë fëmijët, edhe Erlisi, djali i saj, i ka bërë pyetjen “Si bëhen fëmijët?” dhe, edhe pse në moshë ende të vogël, ajo është përpjekur t’i shpjegojë se në barkun e nënës është një shtëpizë me mure që mban brenda beben që rritet e ushqehet: “Këtë pyetje ma ka bërë edhe djali im. Çdo fëmijë ia bën këtë pyetje mamit. Aty tek barku i mamit ka një shtëpizë me mure. Kur mami dhe babi duhen shumë, puthen dhe përqafohen, krijohet një qelizë që rritet, rritet derisa bëhet bebi që pastaj lind”, – tregoi Ledina.

Por u zu ngushtë edhe nga një pyetje tjetër e tyre. Fotot në Instagramin e Ledinës u kanë rënë në sy të gjithëve. Nga pushimet në vende të ndryshme të botës, nga deti, nga mali, në borë e në shi, fotot e artistes janë nga më të bukurat: “Ku i gjen gjithe ato lekë ti që bën pushime aq të bukura?” – ishte goditja tjetër për Ledinën: “Ne punojmë shumë. Unë dhe burri im kemi një kompani me 500 punonjës. Unë mbaj kontabilitetin e familjes sime… Punë, punë natë e ditë” – tha Ledina duke u dhënë mesazh fëmijëve që edhe ata të studiojnë dhe të punojnë shumë, në mënyrë që të arrijnë gjërat që duan në jetë.