NXEHET KEQ ME FATIONIN/ Heidi: Po ndodhi dhe njëherë e ke pisk punën. Nëse nuk e kupton, ke probleme – AlpeGossip
NXEHET KEQ ME FATIONIN/ Heidi: Po ndodhi dhe njëherë e ke pisk punën. Nëse nuk e kupton, ke probleme

NXEHET KEQ ME FATIONIN/ Heidi: Po ndodhi dhe njëherë e ke pisk punën. Nëse nuk e kupton, ke probleme

Heidi dhe Fationi u përfshinë në një debat të ashpër në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Sipas banorit, kishte rënë dakord me modelen që të stërviteshin bashkë, por ajo e refuzoi në moment të fundit.

“Doje t’i bëje qejfin shokëve të tu”, tha Fationi, ndërsa konkurrentja iu drejtua me fjalët: “këtë presion po e bën me njeriun e gabuar”.

Heidi: Më fole komplet me nerv dhe presion! Mos ma merr tolerimin tim për budallik, se të të kthehem unë pastaj e sheh se çfarë është nervi i vërtetë. Ke vënë para një njeri të butë. Nuk ke nevojë të më bësh atë lloj presioni

Fationi: Është fjalë e rëndë presioni

Heidi: Arrogancën tënde… me mua nuk ndodh

Fationi: Ku e pe arrogancën

Heidi: Po ta them direkt tani, se unë jam njeri i butë, e vlerësoj që më ke qëndruar pranë, të kam kërkuar falje kur…

Fationi: Po ku e pe ti

Heidi: Seriozisht e ke ti, më shih në sy. Ti kur zihesh nuk e mban dot veten, por me mua do e mbash

Fationi: Unë të thashë që nëse më flet me atë ton, më mirë mos më konsidero më

Heidi: E kupton ti veten, se nëse nuk e kupton, ne e mbyllim këtu se ti ke probleme. Nëse ti nuk e kupton veten, po më hedh hi syve

Fationi: Sigurisht që jam i mërzitur. Të thashë nëse e bën më, zere se nuk jam pastaj

Heidi: Po si të duash o Fatjon, se nuk më plas fare