Eni dhe Greta Koçi mbeten dy motrat më të dashura për publikun shqiptar jo vetëm si personazhe, por edhe si këngëtare me hitet e tyre të suksesshme që vazhdojnë të sjellin prej vitesh në industrinë muzikore shqiptare.
Eni dhe Greta njihen edhe si ndër të famshmet e veshura më me stil dhe kur vjen puna tek veshjet, Eni ka zbuluar sot një detaj.
Këngëtarja ka treguar se ka një mani për t’ja marrë rrobat Gretës, një fenomen që haset shpesh mes motrash dhe bëhet arsye për sherr.
“Nuk është se nuk kam rroba për të veshur, por si më rrinë rrobat e motrës, nuk më rrinë të askujt”, shkruan Eni.