Ja si ndryshoi jeta e këtij burri me "rekord" botëror (FOTO) - AlpeGossip
Ja si ndryshoi jeta e këtij burri me “rekord” botëror (FOTO)

Ja si ndryshoi jeta e këtij burri me “rekord” botëror (FOTO)

Një gjysh 64-vjeçar, i cili humbi gjysmën e fytyrës së tij në një aksident gjatë gjuetisë, është personi më i vjetër në botë që do t’i nënshtrohet transplantim të plotë të fytyrës.

Maurice Desjardins, nga Gatineau, Quebec të Kanadasë, kishte nevojë për nofullën, dhëmbët, buzët, hundën dhe muskujt e fytyrës si dhe nervat, që u zëvendësuan në operacionin e jashtëzakonshëm 30-orësh.

Një ekip prej 100 mjekësh kryen operacionin e madh majin e kaluar dhe zoti Desjardins tani mund të hajë, të flasë, të marrë frymë dhe madje edhe të nuhasë, teksa i gëzohet fytyrës së tij të re.

Mjekët thanë se operacioni ishte shansi i fundit i rikthimit të një jete normale për Z. Desjardins, i cili jetoi në dhimbje të vazhdueshme për shtatë vjet.

Kirurgu i cili e kreu transplantin u bë i pari në Komonuelth, që ka kryer një operacion jashtëzakonisht të rrallë – vetëm 40 transplantime të fytyrës janë bërë në botë që nga viti 2005.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se ata ishin ‘shumë të kënaqur’ me transformimin dhe kirurgu, Dr Daniel Borsuk, tha se ofroi ‘shpresë të madhe’ për pacientin e tij.