Pak ditë pasi prezantoi ngjyrën e re të flokëve, Melania Trump mahniti të madh e të vogël me veshjen e saj gjatë Ballos Kongresionale 2018. Zonja e parë e SHBA-së kishte zgjedhur një fustan të ngushtë pas trupit në ngjyrë të bardhë dhe dukej shumë festive me mëngët e gjata dhe me temina.
Fustani i përket koleksionit të pranverë 2018 të markës Céline, e për hir të vërtetës, Melania shkëlqen më shumë se modelja që e mban veshur në pasarelë.
Ky është ndër krijimet e fundit të stilistit Phoebe Philo, përpara se Hedi Slimane të vinte në krye dhe Céline të shndërrohej në Celine.
Sipas “Dailymail”, Zonja e Parë zgjodhi disa fjalë hapëse për të përshëndetur të ftuarit në Ballon Kongresionale: “Mirësevini në Shtëpinë e Bardhë. Uroj t’ia kaloni bukur. Gëzuar Krishtlindjet dhe uroj një vit të lumtur dhe të shëndetshëm për të gjithë”.