KENI FRIKË NGA GEI-LLËKU JUAJ/ Aktori i famshëm shpërthen kundër homofobëve – AlpeGossip
KENI FRIKË NGA GEI-LLËKU JUAJ/ Aktori i famshëm shpërthen kundër homofobëve

KENI FRIKË NGA GEI-LLËKU JUAJ/ Aktori i famshëm shpërthen kundër homofobëve

Chris Evans –it i erdhi në majë të hundës duke parë menifestimet homofobike, që kulmuan me një kërkesë nga ana e tre burrave nga Boston për të organizuar një “Paradë Krenarie për Burrat Hetero”, paralelisht me muajin e krenarisë LGBTI nëpër botë.

Aktori i famshëm për rolin e Kapitenit Amerika në universin kinematografik Marvel u shpreh hapur në Instagram kundër tre burrave me lider Mark Sahady që kërkuan leje nga drejtuesit e Boston-it për të bërë paradën homofobike.

Chris shkruajti në Twitter:

“Uau, iniciativë interesante, shokë”, dhe pas ironisë pasoi sarkazma: “Thjesht një vërejtje kisha: Në vend të “Paradës Hetero” po sikur ta quani: “Parada e atyre që po përpiqen dëshpërimisht të varrosin mendimet e veta homoseksuale duke u bërë homofobikë sepse askush nuk na mësoi të njohim ndjenjat tona kur ishim fëmijë? Si ju duket? Pak si shumë troç?”

Evans nuk është i vetmi aktor i Marvel që ka folur hapur kundër homofobikëve këtë muaj.

Pak ditë më parë, Dave Bautista i “Guardians of the Galaxy” iu kundërvu një peshkopi nga Rhode Island i cili bëri thirrje të bojkotoheshin paradat e LGBTI-së.

Bautista shkruajti:

“Mami im është lesbike. Unë mendoj se kam dalë krejt në rregull. Aktivitetet që ajo zgjedh të ndjekë janë ato për të ndihmuar të pastrehët dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundje mendore. Ndoshta s’jam perfekt, por të paktën s’kam qenë kurrë hipokrit dhe gjykues!”