“MË KE PREKUR B*THËN”/ Graniti sherr me Semin: Më ke provoku. Këngëtarja: Ashtu e kam karakterin… – AlpeGossip
“MË KE PREKUR B*THËN”/ Graniti sherr me Semin: Më ke provoku. Këngëtarja: Ashtu e kam karakterin…

“MË KE PREKUR B*THËN”/ Graniti sherr me Semin: Më ke provoku. Këngëtarja: Ashtu e kam karakterin…

Prej disa ditësh banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë ngritur dyshimet se Semi ka një pëlqim të fortë për Granitin. Pasi ish-futbollisti u distancua nga Fifi, së cilës i tha se e sheh vetëm si motër, Semi është munduar të afrohet dhe të bisedojë me të.

Ditën e djeshme, teksa ishin ulur pothuajse të gjithë në oborr, Graniti i tha Semit se ajo e ka provokuar dhe ka flirtuar me të. Sipas tij, këngëtarja ka dashur ta bëjë Fifin xheloze, prandaj e lejoi që të lahej në dush njëkohësisht me të disa javë më parë.

Pjesë nga biseda:

Graniti: Ti je kon ajo që më ke provoku!

Semi: E di ti marrëdhënien që ke me atë gocën.

Graniti: Më ke provoku, më ke ardh më ke mshu në byth!

Semi: Unë ashtu e kam karakterin, puna jote se si reagon.

Graniti: A po a? Me më provoku mu a?

Semi: Jo, me të provoku jo!

Graniti: Po. Sa herë e ke pa Fifin, e ke bo naj gjest. Ke naj inat ndaj asaj?

Semi: Jo, e ke pa ti kshu.

Graniti: Pse Fifi e ka pa pra ashtu? Fif, a tu ka duk provokim ça ka bo?

Semi: Kam thënë është mashkulli më seksi Graniti, prandaj. Ideja është e tillë që unë kam qenë duke u larë. Marrëdhënien që ke me atë e di ti. Nëse bëhet xheloze, mos të ishte fut fare. Unë jam la me Kledin, me Donaldin. ‘e kam problem me u fut në dush me të tjerë. (i referohet momentit kur Graniti u fut të lahej në dush gjatë kohës që brenda ishte Semi).

Ndërkohë, gjatë lojës së sinqeritetit, Semi tha se nuk është provokuar nga Graniti.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Mendon se në ndonjë moment Graniti të ka ngacmuar?

Semi: Jo! Nuk e mendoj sinqerisht.

Pas mbylljes së spektaklit të martën, banorët u surprizuan nga vëllai i madh. Një DJ kishte ardhur brenda për ta dhe secili kishte mundësinë për të pirë edhe kokteje. Gjatë festës, Graniti u pa shumë i afërt me Semin dhe për këtë arsye, ish-futbollisti i tha këngëtares se ishte ajo që ka flirtuar me të dhe që e ka provokuar