KËTË NUK E DINIM! Janë të martuar por Tuna dhe Patrisi nuk flenë bashkë – AlpeGossip
KËTË NUK E DINIM! Janë të martuar por Tuna dhe Patrisi nuk flenë bashkë

KËTË NUK E DINIM! Janë të martuar por Tuna dhe Patrisi nuk flenë bashkë

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Tuna zbuloi se pas lindjes së Tianit ajo dhe Patrisi e kanë të vështirë të flenë bashkë pasi djali nuk i lë vetëm. Këngëtarja u shpreh se prej 18 muajsh nga lindja Tiani fle mes tyre në krevat dhe dje ishte hera e parë kur çifti kanë fjetur bashkë pas lindjes, meqënëse ndodheshin në hotel.

“Dua të të falenderoj për këtë intervistë sepse mbrëmë kam bërë gjumin më të mirë që kur ka lindur djali. Sepse pavarësisht se kemi krijuar kushtet e duhura, pas lindjes Tianin e mbajmë në mes të krevatit. Mbrëmë është nata e parë që kam fjetur me burrin tim pas 18 muajsh nga lindja e Tianit.

Sot fjeta deri në 12, më duket sikur kam fjetur 3 ditë. Ndihem kaq e karikuar. Ne mundohemi që gradualisht ta shkëpusim Tianin, një herë krevatin e tij pranë krevatit tonë, një herë në korridor, një herë në dhomën e tij, por sa mendon se është në gjumë të thellë, ai zgjohet dhe kërkon shishen e qumështit. Dhe flemë të tre në krevat”, u shpreh Tuna.