“NUK E KAM TELEFONIN ME VETE”/ Princ William konfuzoi të gjithë fansat me komentin mbi lindjen e Meghan Markle – AlpeGossip
“NUK E KAM TELEFONIN ME VETE”/ Princ William konfuzoi të gjithë fansat me komentin mbi lindjen e Meghan Markle

“NUK E KAM TELEFONIN ME VETE”/ Princ William konfuzoi të gjithë fansat me komentin mbi lindjen e Meghan Markle

Familja mbretërore është në pritje të një vogëlushi, pasi siç dihet tashmë, Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Ndërkohë, Princ William është i zënë duke u marrë me punë, pasi momentalisht ai ndodhet në Zelandën e Re, për të nderuar viktimat e sulmit që ka ndodhur atje së fundmi. Gjatë vizitës së tij, ai u pyet: “Ndonjë shenjë nga bebushi?”, ndërsa përgjigja e tij ka konfuzuar të gjithë.

“Nuk e kam telefonin me vete, nuk e kam idenë. Ju do e merrni vesh më shpejtë se unë”, është shprehur William.

Askush nuk e di nëse ky koment ishte një shaka, apo ai vërtetë nuk e ka telefonin me vete. Momentalisht, dihet se Meghan ende nuk ka lindur dhe sipas ‘Cosmopolitan’, me siguri Princ William do jetë personi i parë që do të lajmërohet.