E TEPROI? Çfarë ndodhi mes Ronela Hajatit dhe Bes Kallakut në skenën e “Këngës Magjike” (FOTO) – AlpeGossip
E TEPROI? Çfarë ndodhi mes Ronela Hajatit dhe Bes Kallakut në skenën e “Këngës Magjike” (FOTO)

E TEPROI? Çfarë ndodhi mes Ronela Hajatit dhe Bes Kallakut në skenën e “Këngës Magjike” (FOTO)

Në natën finale të edicionit të 20-të të festivalit “Kënga Magjike”, këngëtarja Ronela Hajati u vlerësua me çmimin “Performanca më e mirë” për interpretimin e saj mbresëlënës të këngës “Vuj”, një prej këngëve më të suksesshme të këtij edicioni.

Por teksa Hajati u ngjit në skenë për të marrë çmimin, u duk se pati një moment të vogël tensioni mes saj dhe moderatorit Besart Kallaku.

“Të bëj dhe unë disa falendërime serioze. Së pari falenderoj Zotin…”-nisi të thoshte Ronela kur u ndërpre nga Kallaku i cili u bë gati të thoshte një batutë nga të tijat. Megjithatë, Ronela nuk ia dha kënaqësinë, duke i thënë me seriozitet të plotë: “Lëre të mbaroj unë, pastaj… Faleminderit!”

Por ky moment që u pa si tension nga publiku, në fakt duket se nuk ka qenë i tillë. Në prapaskenë, artistja ka rrëfyer për “iconstyle.al” se ajo e ka jo vetëm koleg, por edhe mik Bes Kallakun. “Jo, nuk ndodhi asgjë. Ndoshta jam dukur pak çuditshëm, por unë Besin e kam koleg dhe mik, nuk ndodhi asgjë.”-u shpreh Hajati teksa mbante në dorë kupën për performancën më të mirë.