A DO MARTOHESHE ME NJË FANSE TË ZJARRTË? Justin Bieber sapo na befasoi të gjithëve me përgjigjen – AlpeGossip
A DO MARTOHESHE ME NJË FANSE TË ZJARRTË?  Justin Bieber sapo na befasoi të gjithëve me përgjigjen

A DO MARTOHESHE ME NJË FANSE TË ZJARRTË? Justin Bieber sapo na befasoi të gjithëve me përgjigjen

Justin Bieber dihet botërisht tashmë që prej disa muajsh vuan nga sëmundja e depresionit, ndërkohë thuhet se mbështetja më e madhe e tij në këto kohë të vështira për të, ka qenë bashkëshortja Hailey Bieber.

Këtë edhe mund ta keni dëgjuar apo lexuar diku, por e dinit që supermodelja ka qenë fanse e zjarrtë e Justin përpara se ata të dy të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë?

As ne! Së fundmi vetë këngëtari i njohur ka shpërndarë një foto në Insta Story ku shfaqet Hailey, ndërkohë ai ka mbishkruar: “Njerëzit gjithnjë më kanë pyetur nëse do martohesha me një fanse të zjarrtë, epo, e kam bërë.”

Dhe pas kësaj të gjithë kemi mbetur tërësisht të befasuar! Në fakt duhet të jetë shumë bukur të martohesh me idhullin tënd, apo jo?