NJË YLL/ Bleona Qereti mahnit në sheshxhirimin e serialit të famshëm amerikan (FOTO) – AlpeGossip
NJË YLL/ Bleona Qereti mahnit në sheshxhirimin e serialit të famshëm amerikan (FOTO)

NJË YLL/ Bleona Qereti mahnit në sheshxhirimin e serialit të famshëm amerikan (FOTO)

Bleona Qereti nuk di të ndalet! Pas suksesit me albumin e saj “Monster”, këngëtarja shqiptare ka nisur punën për projektin e rradhës. Mirëpo këtë herë, Bleonën do e shohim sërish në rolin e aktores, teksa është bërë pjesë e kastit të serialit të famshëm amerikan “Paper Empire”. Xhirimet kanë nisur dhe këngëtarja shqiptare ka ndarë imazhin e parë nga sheshxhirimi.

Qerreti qëndron pranë mikrofonit dhe pianos, teksa shkëlqen e veshur me një fustan të kuq e buzëqeshje vezulluese në fytyrë. Duket se edhe në film, roli i saj do të jetë i lidhur ngushtë me muzikën dhe do të shfaqë edhe njëherë talentin e saj në muzikë.