“E SHOH VETEN ME FUSTANIN E BARDHË…”/ Elhaida Dani tregon planet e së ardhmes – AlpeGossip
“E SHOH VETEN ME FUSTANIN E BARDHË…”/ Elhaida Dani tregon planet e së ardhmes

“E SHOH VETEN ME FUSTANIN E BARDHË…”/ Elhaida Dani tregon planet e së ardhmes

Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare është padyshim Elhaida Dani. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku dha mjaft detaje dhe në lidhje me jetën e saj personale. E pyetur nga moderatorja ajo tha se ka një plan për të veshur një fustan të bardhë, ajo u shpreh se ka shumë qëllime, por pikësynime në këto momente është karriera.

“Eci me plane në këtë drejtim, absolutisht në çdo drejtim eci me plane, jam një vajzë që planifikoj shumë, që e vogël, por çfarë më ka treguar kjo gjë është që kur unë isha 16 vjeçe, synoja të isha me fustanin e bardhë 21 vjeçe, kështu që janë disa plane që me kohën, jetën, udhëtimin që ti merr bëhen më konkrete dhe e kupton vërtetë se çfarë do. Në këto momente, le të themi që jam në atë pikë që kam shumë qëllime, pikësynime në karrierë për të organizuar. Sigurisht, e shoh veten me fustanin e bardhë, kam një ide në mendjen time, por që nuk i dihet asnjëherë, do i mbaj për vete disa gjëra”, tha Elhaida.

Më herët, këngëtarja ishte e ftuar në “Soiree” ku tregoi se me pjesëmarrjen e saj tek kompeticioni muzikor “Ethet” është përballur me dështimin e saj të parë dhe aty mendoi që muzika nuk është arma e saj më e fortë.

“Ishte një dështim total për mua si Elhaida, sepse ishte hera e parë që them që nuk jam vetëm vajza që i bie pianos, klasike në shkollë, por jam edhe ajo këngëtarja. U eliminova raundin e dytë. Këtë gjë nuk e tregoj shpesh, por ja do ta tregoj sot. Ndodhi që kishte këngëtarë shumë të mirë. Atë vit konkurronin Xhensila Myrtezaj, Kejsi Tola, Dorina Garuci. Kishte disa emra vërtet shumë të mirë që këndonin me vite, goca skene. Unë sapo kisha filluar, ngjitesha në skenë për herë të parë dhe këndoja e ndrojtur dhe u eliminova në radhën e dytë të raundeve. Thash “ok” e provova, nuk është gjëja ime, kurrë më në jetën time s’do kap një mikrofon në dorë. E kam bërë atë rrugën nga Tirana deri në Shkodër duke qarë dhe tani më mbushen sytë me lot, se babit i dhimbte zemra dhe nuk dinte çfarë të më thoshte. Babi dhe mami më qëndruan afër”, tregoi Elhaida Dani.

Megjithatë ajo nuk u ndal për asnjë moment dhe vazhdoi punën me muzikën duke u kthyer në një shembull të vërtetë suksesi për shumë artistë të tjerë.