Luana Vjollca po punon shumë që emisioni i saj “Shiko kush Luan” të jetë sa më argëtues dhe gjatë ditës së djeshme postoi vazhdimisht foto e video nga zyra duke punuar. Por edhe pasi ka lënë zyrat e Top Channel-it, Luana në shtëpi ka vazhduar punën.
Pas këtyre postimeve, Luana ka marrë një mesazh nga mbesa e saj, Jori e cila i thotë të mos punojë kaq shumë, por edhe të pushojë.
“Shpirt je bërë e fiksuar, a ke ndonjë ditë që thjesht nuk punon? Është gati mesnatë. Duhet edhe pushim. Se si e bën s’marr vesh. Shumë perfeksioniste. Edhe në mesnatë vazhdon punën. Çmenduri. Nuk bën kush kështu. Si psikopate”, i shkruan mbesa Luanës.
Ndërsa moderatorja i thotë se i pëlqen të punojë. Jori i shkruan se është shumë krenare për të dhe është inspirim.
Mesazhet me njëra-tjetrën Luana dhe Jori i kanë publikuar në Instastory dhe mund t’i lexoni më poshtë.