“I ÇOVA NJË MESAZH…”/ Xheisara thumbon Jonida Maliqin: Nuk ia ngacmova Romeon, nuk jam lëpirëse (FOTO) – AlpeGossip
“I ÇOVA NJË MESAZH…”/ Xheisara thumbon Jonida Maliqin: Nuk ia ngacmova Romeon, nuk jam lëpirëse (FOTO)

“I ÇOVA NJË MESAZH…”/ Xheisara thumbon Jonida Maliqin: Nuk ia ngacmova Romeon, nuk jam lëpirëse (FOTO)

Xheisara merrte pjesë këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën “Si me t’lon”, por nuk arriti të shkonte në finale. Këngëtarja është prekur shumë nga vendimi i jurisë e sidomos nga Jonida Maliqi. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Thumb on”, Xheisara u shpreh se nuk e priste që Jonida të mos e vlerësonte pasi dikur ka folur me superlativa për të.

“Nuk e prisja nga Jonida Maliqi se ajo më ka mbështetur në The voice. Presioni është shumë i madh dhe nuk mund të më gjykosh mua nëse nuk e ke provuar”, u shpreh Xheisara ndërsa Fatma dhe Aulona i kujtuan që Jonida ka kënduar në skenën e Eurovisionit. “Mua s’më pëlqen si e ka kënduar dhe s’kam thënë gjë”, u përgjigj Xheisara.

Këngëtarja tregoi se ka marrë shumë mesazhe pozitive për këngën ndërsa të tjerë e kishin pyetur mos kishte ngacmuar Romeon e ky mund të ishte shkaku pse Jonida nuk e ka vlerësuar.

“Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua”, u shpreh Xheisara.

Xheisara tregoi edhe mesazhin që i çoi Jonidës por këngëtarja nuk i ktheu përgjigje.

“I çova një mesazh dhe i thashë shpresoj mos të ngelem për shumë gjatë në ndërgjegjen tënde”, tregoi Xheisara.

“Unë nuk jam tip lëpirës. Mbase ata të tjerët kanë bërë lajka që kanë marrë vota. Unë këndoj pranë Aurela Gaçes dhe kam gjithë botën. Aurela Gaçes i përulem. Nëse do ishte Aurela qe do më jepte këtë vlerësim nuk do mërzitesha. Aurela më mori në telefon dhe më tregoi disa gjëra që më sherbyen. Bravo të qoft tha. Vazhdoj ta them nuk kam asgjë me Jonidën, por vetëm nga fakti që mu kundërvu. Nuk e prisja se ajo ka folur me superlativa për mua”, u shpreh Xheisara./Xing.al