Ju kujtohet seriali “Fytyrë Engjëlli” me personazh kryersor Dulce Marian? Me siguri po, e veç Dulces me siguri u kujtohet edhe halla e saj Stefania, ose siç quhej ndryshe “Halla Paruke”. Por a e dini pse e bëë këtë rikthim në kohë?
Halla Paruke në atë kohë ndryshonte shpesh paruket e saj shumëngjyrëshe, por tashmë e kemi edhe ne një të tillë, bëhet pikërisht fjalë për reperen e njohur Tayna.
Në postimet e fundit, kemi parë një larmishmëri ngjyrash të flokëve të saj. Një herë platin, një herë të zeza,kafe, jeshile e rozë Tayna ka tërhequr vëmendjen tonë. Pikërisht ndryshimi i ngjyrave të flokëve dhe paruket e ndryshme që ajo ka vënë thjesht për foto apo në klipe na kanë kujtuar Halla Paruken.
Së fundmi është siguruar një tjetër foto të Taynës, e realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri në bashkëpunim me Ledri Vulën. Ajo ka vendosur një paruke platin, të njëjtë me ato që Halla Paruke ka vendosur vite më parë.
Epo tashmë, përveç se “Queen” më duket se Taynën do ta quajmë edhe “Halla Paruke”. Gjithësesi mund të themi se të gjitha ndryshimet e ngjyrave të flokëve, Tayna-s i përshtaten shumë mirë.