ME BEBIN DO TI NDIHMOJ MAMI DHE JO DADOJA/ Harry dhe Meghan e dinë çfarë duan (FOTO) – AlpeGossip
ME BEBIN DO TI NDIHMOJ MAMI DHE JO DADOJA/ Harry dhe Meghan e dinë çfarë duan (FOTO)

ME BEBIN DO TI NDIHMOJ MAMI DHE JO DADOJA/ Harry dhe Meghan e dinë çfarë duan (FOTO)

Një përditësim madhor për ju që jeni shumë të dhënë pas dyshes Harry-Meghan dhe bebushit që pritet të vijë në jetë. Dihet tashmë që ata po përgatisin shtëpinë e tyre në Frogmore Cottage dhe së fundi, dolën në dritë disa hollësira të tjera.

E para e punës, Harry dhe Meghan nuk do të ecin në hapat e Princ William dhe Kate Middleon. Pra, nuk do të punësojnë një dado. Të paktën tani për tani. Sipas Katie Nicholl të Vanity Fair, e cila foli me disa burime në brendësi të çështjes, “ata s’kanë ndërmend të punësojnë dado apo infermiere për momentin dhe do të mbështeten te nëna e Meghan për ndihmë.”

Doria Ragland do të ketë për vete një seksion të tërë të shtëpisë gjigande, kështu që ka kuptim.
Por prisni, ka më. Harry dhe Meghan duan që dhoma e bebit të jetë high tech dhe do të vënë kamera, një sistem stereo dhe do të sigurojnë dritaret.

“S’po kursejnë asgjë për rimodelimin e shtëpisë dhe meqë Harry është i dhënë pas teknologjisë, do të dalë fantastike,” thotë një burim. “Do të mund të kontrollojnë gjithçka nga telefonat.”