NGA DALJA NË DIELL TEK…/ 5 gjërat që duhet të bëni për një të diel sa më produktive – AlpeGossip
NGA DALJA NË DIELL TEK…/ 5 gjërat që duhet të bëni për një të diel sa më produktive

NGA DALJA NË DIELL TEK…/ 5 gjërat që duhet të bëni për një të diel sa më produktive

E diela njihet si dita e pushimit, por edhe këtu bën diferencën, pasi jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Disa duan ta kenë ketë ditë plot energji dhe sa më produktive sepse ndikon në të hapat e tyre në vazhdimësi. “NBCnews” ju paraqet pesë nga gjërat, që duhet të bëni për të pasur një të diel sa më produktive:

1.Pasi ka përfunduar alarmi i mëngjesit, mos hapni menjëherë telefonin. Sepse aty do t’ju shfaqen njoftime nga më të ndryshmet dhe kjo do ndikojë në humorin e ditës tuaj.

2.Pini sa më shumë ujë. I shtoni limon, kastravec ose akull dhe kjo do të bëj të hidratoni trupin. Kështu gjendja juaj do të jetë më e freskët për të gjithë pjesën tjetër të ditës.

3.Filloni të bëni disa ushtrime të lehta, sapo keni hapur sytë. Në këtë mënyrë do të filloni ditën me energji. Evitoni kafen, pasi ushtrimet dhe kafja së bashku nuk ju sjell një të diel të hareshme.

4.Dilni në diell, për të marrë rrezet e tij të ngrohta. Në këtë mënyrë do të ndryshoni dhe humori juaj. Fundjava do të jetë me shumë përftime, pasi trupi juaj ka çliruar melatoninën dhe ju nuk do të ndiheni të përgjumur.

5.Hani mëngjesin! Kur trupi juaj merr sa më shumë energji aq më atraktive bëhet e diela, ku do që ta kaloni. Mund t’ju duket sikur do të merrni kalori plus, por gaboheni, ato do të harxhohen pasi dita juaj do jetë e tejmbushur me aktivitete.