ÇIFTI I NJOHUR DREJT NDARJES? Khloe Kardashian nuk do t’ia dijë më për Tristan – AlpeGossip
ÇIFTI I NJOHUR DREJT NDARJES? Khloe Kardashian nuk do t’ia dijë më për Tristan

ÇIFTI I NJOHUR DREJT NDARJES? Khloe Kardashian nuk do t’ia dijë më për Tristan

A është lidhja mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson drejt fundit? Burime për ‘People’ zbulojnë se Khloe nuk do t’ia dijë më për të. Që prej kohës kur u bë publik lajmi  për tradhtinë e sportistit të njohur, lidhja e tyre ka qenë në qendër të mediave. Pak ditë pas lajmit, Khloe solli në jetë vajzën e saj, True dhe u shpreh se do t’i jepte një shans tjetër marrëdhënies me partnerin e saj.

Kohët e fundit ata u fotografuan të lumtur, por tashmë largësia ka krijuar mundësinë që të ftohen gjërat. Burime pranë Khloe, zbulojnë për ‘People’ se ylli i reality show-t të njohur nuk ka më ndjenja për Tristan. “Nuk dimë të themi si shkuan gjërat nga të qenurit mirë pranë njëri-tjetrit në mungesën e takimeve për javë të tëra, por Khloe është shumë mirë. Ajo është përqendruar tek e bija dhe gjithçka mendon është ajo”,-zbulojnë burimet.

Kujtojmë se basketbollisti dhe Khloe do të jetonin së bashku sipas planeve që u bënë publike së fundmi, por bukuroshja e ekranit nuk ka ndërmend ta realizojë këtë gjë, të paktën jo për momentin.