“NUK MUNDEM TA PËRSHKRUAJ ME FJALË…”/ Adelina Berisha zbulon një nga dashuritë më të mëdha të saj – AlpeGossip
“NUK MUNDEM TA PËRSHKRUAJ ME FJALË…”/ Adelina Berisha zbulon një nga dashuritë më të mëdha të saj

“NUK MUNDEM TA PËRSHKRUAJ ME FJALË…”/ Adelina Berisha zbulon një nga dashuritë më të mëdha të saj

Adelina Berisha publikon rallëherë ne rrjetet sociale momente pranë familjes së saj, duke e mbajtur atë pjesë sa më private, megjithatë në një ditë të veçantë si kjo e sotmja, këngëtarja nuk mund të vepronte si çdo herë tjetër. Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një foto të mbesës që duket se është një nga dashuritë më të mëdha të saj, duke e uruar me këto fjalë në ditën e lindjes: “Dashuria e tezes, prej momentit që erdhe në jetë më ke bërë personin më të lumtur në botë. Nuk mundem ta përshkruaj me fjalë sa të dua. Urime ditëlindja e dytë, të dua shumë NoelaOra”.

Pas saj Berisha ka publikuar dhe një foto nga festa e vogëlushes, ku dallohet ambienti festiv dhe pamja e kuruar e këngëtares. Mesa duket Adelina e ka shijuar plotësisht këtë moment të veçantë të vogëlushes, e cila ka mbushur 2-vjeç. Kujtojmë se 29-vjeçarja ka sjellë herë pas here projekte të ndryshme muzikore, të cilat janë pëlqyer gjithmonë nga ndjekësit e saj.