Klea Huta rrëfen si u njoh Elgiti me prindërit e saj: Që në momentin që ne u… (VIDEO) – AlpeGossip
Klea Huta rrëfen si u njoh Elgiti me prindërit e saj: Që në momentin që ne u… (VIDEO)

Klea Huta rrëfen si u njoh Elgiti me prindërit e saj: Që në momentin që ne u… (VIDEO)

Pak muaj më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda bënë publike për herë të parë lidhjen e tyre me anë të një postimi në Instagram.

Që prej asaj kohe, asnjëri prej të dyve nuk ka folur gjatë e gjerë për marrëdhënien e tyre.

Ama, në Thumb, Klea Huta na ka dhënë disa detaje lidhur me partnerin e saj.

Fillimisht, Klea ka pranuar se vitet e fundit pushimet i kaluar me Elgiti, pavarësisht se ne nuk kemi ditur gjë gjithë kësaj kohe.

Por jo vetëm kaq, ama lidhja e tyre është bërë edhe familjare.

“Në momentin që e kam njohur unë Elgitin, e kanë njohur edhe ata. Unë dhe Elgiti njihemi këtu e para 6 vitesh. Ka qenë mendim shumë i mirë dhe shune pozitiv. Dhe ç'ka është më kryesorja, nëse ti je e lumtur, edhe ne jemi të lumtur”, – ka treguar Klea.

Epo, jemi të bindur që familja e Kleas është mjaft e kënaqur me zgjedhjen e vajzës së tyre.