Fashionistja Lori Hoxha është shumë e ndjekur në rrjete sociale, ku jo vetëm frymëzon vajzat e reja me stilin e saj të të veshurit, por edhe zbulon detaje nga jeta e saj personale. Së fundmi Lori ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram dhe një prej tyre e ka pyetur për familjen. “Flet shqip me familjen apo anglisht?”, ishte pyetja e fansit.
Lori tregoi se ata kanë një zakon që asaj nuk i duket aspak e mire. “Bëjmë një miks, që s’është gjë shumë e mirë, por kështu jemi mësuar”, tha Lori.
Në një postim tjetër, Lori i përgjigjet një tjetër ndjekësi që shkruan se shqipja është gjuha më e bukur në botë dhe ajo nuk duhet të përdorë tjetër.
“E vërtetë, por kur i flet të dyja, ndonjëherë nuk gjen fjalët. E theksova që nuk duhet”, u shpreh Lori.