DIKUSH PO PËRPIQET T’IA MARRË ARBENITËN FEROS? Modelja sapo na e vërtetoi se e ka të kotë! (FOTO) – AlpeGossip
DIKUSH PO PËRPIQET T’IA MARRË ARBENITËN FEROS? Modelja sapo na e vërtetoi se e ka të kotë! (FOTO)

DIKUSH PO PËRPIQET T’IA MARRË ARBENITËN FEROS? Modelja sapo na e vërtetoi se e ka të kotë! (FOTO)

Arbenita Ismajli ka treguar sot se do t’i qëndrojë besnike mashkullit që ka në krah, pavarësisht çdo lloj oferte që mund t’i vijë nga ndonjë i interesuar!

Në një postim të fundit në Instagram, modelja shkruan se i dashuri i saj është tërheqës në sytë e saj dhe nuk i intereson askush tjetër, çfarëdo që do t’i ofrojë!

Nuk e dimë nëse Arbenita flet për ndonjë pretendent të saj, apo ndonjë që kërkon të konkurrojë me Feron, por edhe nëse ka një të tillë ajo e dha mesazhin:

“I dashuri im nuk do të jetë kurrë në gare me një mashkull tjetër. Nuk më intereson sesi dukesh, çfarë dreqin ke, ose kush je! Mashkulli im do të jetë gjithmonë më i bukuri në sytë e mi, dhe do ta ndihmoj të arrijë çdo gjë që do në jetë”, shkruhet në postimin e bërë share nga modelja.

Emri i Arbenitës është përfolur shumë së fundi, pasi vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit fotoja e saj në faqen e Instagram-it të një klinike në Rusi.

Sipas pamjeve, dukej se Arbenita kishte kryer disa ndërhyrje në fytyrën e saj për të cilat askush nuk ishte në dijeni.

Pamjet tërhoqën edhe vëmendjen e Arbenitës e cila pasi kishte çaktivizuar Instagramin, u rikthye më e vendosur se kurrë për të mohuar ndërhyrjen në fytyrë.

“E mësuar me shpifjet tuaja”-shkruante bukuroshja krahas një videoje ku tregonte se s’kishte ndryshuar asgjë.

View this post on Instagram

Boohoo babe🤎

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on