DUHET TI DINI/ Ja si ndikon tymi i cigares në pamjen tuaj të jashtme - AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Ja si ndikon tymi i cigares në pamjen tuaj të jashtme

DUHET TI DINI/ Ja si ndikon tymi i cigares në pamjen tuaj të jashtme

Mbarimi i stinës së verës zgjon nevojën për përkujdesin e lëkurës dhe flokëve. Zonjat dhe zonjushat drejtohen në qendrat estetike, ku krahas efektit të ekspozimit në diell gjatë pushimeve, kërkojnë të riparojnë dhe dëmtime të shkaktuara ndër vite nga duhanpirja e vazhdueshme.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tymit të cigares, krijon një sërë pasojash negative në organizëm dhe në paraqitje. Pavarësisht kujdesit që tregoni ndaj vetes, tymi i cigares lë shenja të dallueshme në pamje të cilat janë vështirë për t’u riparuar. Më poshtë shihni sesi ndikon tymi i cigares në paraqitjen tuaj.

Qeskat poshtë syve

A nuk bezdiseni kur në mëngjes fytyra juaj reflekton gjumin e parehatshëm të natës? Nëse pi cigare, sipas njëstudimi të Johns Hopkins, je katër herë më e predispozuar të reflektosh pamje jo të shplodhur.

Rrudhat në fytyrë

Ekspertët pajtohen që pirja e cigares përshpejton plakjen, kështu që cigarepirësit duken mesatarisht 1.4 vjet më të vjetër se jo-cigarepirësit. Pirja e cigares pengon furnizimin me gjak që e mban indin e lëkurës të duket i butë dhe i shëndetshëm.

Fytyrë pa shkëlqim

E keni vënë re se si lëkura e atyre që pijnë cigare, shpesh duket e lodhur? Një studim i vitit 1985 solli për herë të parë termin “fytyra e cigarepirësit” për të përshkruar disa karakteristika, siç janë rrudhat, dobësimi dhe një pamje gri e lëkurës, e shkaktuar nga pirja e cigares. Tymi i cigares përmban monoksid karboni, i cili zhvendos oksigjenin duke e lënë lëkurën të thatë dhe të zbardhur. Gjithashtu, varfëron shumë lëndë ushqyese, përfshirë vitaminën C, e cila ndihmon në mbrojtjen dhe riparimin e dëmtimeve të lëkurës.

Flokë të hollë

Ekspertët mendojnë se toksinat që gjenden në tymin e cigares, mund të dëmtojnë ADN-në në gjendrat e flokëve dhe gjenerojnë radikalë të lirë që dëmtojnë gjithashtu edhe qelizat. Rezultati? Cigarepirësit kanë flokë më të hollë dhe kanë tendencë të kenë flokë të thinjur më herët se ata që nuk pijnë cigare. Ndërkohë burrat që pinë cigare, kanë gati dy herë më shumë gjasa të humbasin flokët.

Duar të zverdhura

Pirja e cigares nuk zverdh vetëm dhëmbët apo muret e shtëpisë, por le shenja edhe në gishtërinjtë e thonjtë tuaj. Online mund të gjenden një sërë zgjidhjesh se si të kujdeseni për duart, por a nuk do të ishte më mirë dhe më lehtë sikur thjesht të shmangni konsumin e cigares për të pasur duar të bukura?

Nisur nga këto shqetësime, qendrat estetike ofrojnë një sërë trajtimesh për risjelljen e freskisë së lëkurës, të cilat kërkojnë investim dhe kohë për dhënien e rezultateve. Tashmë mundësitë ekzistojnë, që për të gjithë ata që e kanë të pamundur të heqin dorë nga cigarja, të zgjedhin alternativat pa tym.

Vetë industria e duhanit ka ndërmarrë një kthesë në gjetjen e zgjidhjeve për një të ardhme pa tym, duke mundësuar pajisje që ngrohin, por nuk e djegin duhanin. Duke eliminuar djegien, këto pajisje eliminojnë njëkohësisht dhe tymin së bashku me shumicën e efekteve negative të tij të shkaktuara nga mbi 4000 kimikate. Përmes përdorimit të IQOS, krahas shmangies së tymit bëhet dhe eliminimi i 95% të elementeve që shkaktojnë dëme prej pirjes së cigares tradicionale.

Ndaj, nëse heqja dorë nga cigarja është zgjidhja e parë, për ata që nuk munden, kalimi te zgjidhjet pa tym përbën një alternativë funksionale për shëndetin e lëkurës dhe paraqitjen në tërësi.