PËR JU GOCA! Si qëndron e vërteta pas këtyre 5 miteve të bukurisë? – AlpeGossip
PËR JU GOCA! Si qëndron e vërteta pas këtyre 5 miteve të bukurisë?

PËR JU GOCA! Si qëndron e vërteta pas këtyre 5 miteve të bukurisë?

Vajzat dhe gratë shpenzojnë shumë për bukurinë dhe produktet e ndryshme kozmetike. Mirëpo, janë kaq shumë mite bukurie që na shoqërojnë në përditshmërinë tonë.

Por a duhen besuar? A janë të vërteta?

Një ndër mitet e bukurisë që kemi dëgjuar më shpesh është se e zeza na bën që ne të dukemi më të holla.

Por në fakt nuk është kështu. Ekspertët e bukurisë thonë se ngjyra e zezë në fakt ju tregon më të mëdhenj në trup.

Jo vetëm kaq por nëse ju visheni me të zezë, do t’i vini të tjerët në dyshim se: “çfarë po përpiqet të fshehë me këtë veshje e këtë ngjyrë”?

Një tjetër mit bukurie është se shumë thonë që nuk duhet t’i ngacmoni puçrrat në lëkurë. Mirëpo, nëse ju prekni vetëm ato që duhet, sigurisht që do t’i sillni benefite lëkurës suaj. Por kujdes, pasi nuk duhen ngacmuar të gjitha puçrrat në fytyrë.

Thuhet se kremi SPF do t’ju mbrojë. Është e vërtetë por mos pretendoni se mbrojtja do të zgjasë për shumë orë. Ju duhet ta riaplikoni sërish kremin SPF në lëkurën tuaj. Madje disa herë në ditë.

Ekspertët e bukurisë thonë se kremi SPF duke riaplikuar çdo 2 ose 3 orë në ditë.

A është larja çdo ditë e flokëve e dëmshme? Absolutisht që jo! Gjëja e rëndësishme është vetëm se çfarë shampoje je duke përdorur. Shikoni përbërësit dhe nuk ka asnjë problem nëse lani flokët tuaj çdo ditë.

Rrathët e zinj, veçanërisht ata që trashëgoni, mund të korrigjohen nëse merrni kremin e duhur për sytë?

Largimi i rrathëve të zinj është shumë i vështirë, por edhe më shumë nëse e keni të trashëguar si tipar familjar. Kur rrathët e zinj janë të trashëguar, një krem për sytë nuk do të jetë shumë i dobishëm.