U NDA NGA JETA 16 VITE MË PARË/ I biri kujton me fjalë prekëse këngëtarin e njohur Agron Berisha (FOTO) – AlpeGossip
U NDA NGA JETA 16 VITE MË PARË/ I biri kujton me fjalë prekëse këngëtarin e njohur Agron Berisha (FOTO)

U NDA NGA JETA 16 VITE MË PARË/ I biri kujton me fjalë prekëse këngëtarin e njohur Agron Berisha (FOTO)

Kanë kaluar 16 vjet që kur ka ndërruar jetë këngëtari i njohur Agron Berisha, i cili do të mbahet mend gjatë për hitet që  ka sjell sidomos për këngën që sot njihet nga të gjithë ‘Vetëm 5 minuta’.

Djali i tij, Lindon Berisha e ka kujtuar të atin pikërisht me muzikën që ai ka bërë, trashëgiminë që i ka lënë publikut shqiptar.

Në një postim në Instagram, ai i ka dedikuar disa fjalë tejet prekëse që tregojnë mallin dhe mungesën që këngëtari i njohur ka lënë në jetën e tij.

“Vdekja lë një dhimbje që askush nuk mund ta shërojë, dashuria lë një kujtim që askush nuk mund ta vjedhë. Inspirim që nga dita e parë. 16 vite, më mungon”, ka shkruar Lindon në postim.