“NUK ËSHTË VETVETJA”/ Fifi: Pashë një tjetër Granit më herët, mbase unë e kam… – AlpeGossip
“NUK ËSHTË VETVETJA”/ Fifi: Pashë një tjetër Granit më herët, mbase unë e kam…

“NUK ËSHTË VETVETJA”/ Fifi: Pashë një tjetër Granit më herët, mbase unë e kam…

Duket se në marrëdhënien shumë të komentuar mes Granitit dhe Ffiti do të ketë zhvillime të reja. Për disa orë, ish-futbollisti i njohur ishte i izoluar në dhomën e dënimit, së bashku me pesë banorë të tjerë, për shkak të thyerjes së rregullave të vendosura nga “Vëllai i Madh”.

Pasi ra gongu se dënimi mbaroi, këngëtarja e njohur shkoi pranë Granitit për të zbuluar se çfarë kishte reflektuar për lojën apo raportin me këngëtaren.

Këtij kurioziteti, Fifi i dha një përgjigje e cila mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.

“Graniti nuk është vetvetja. Pashë një Granit komplet ndryshe, e dija që do hynte aty brenda bashke me Semin. Mbase vërtet unë e kam ndrydhur dhe nuk po e lë të jetë vetvetja”, tha Fifi teksa po bisedonte me Monikën dhe Sabianin.