Xhensila qenka bërë nuse për shtëpi, ja ç’ka gatuar këngëtarja për mysafirët – AlpeGossip
Xhensila qenka bërë nuse për shtëpi, ja ç’ka gatuar këngëtarja për mysafirët

Xhensila qenka bërë nuse për shtëpi, ja ç’ka gatuar këngëtarja për mysafirët

Në klipin “Çelësi i zemrës”, Xhensila zbulonte disa pamje nga shtëpia e saj dhe Besit duke shuar kështu pak kureshtjen e publikut. Ndërsa sot këngëtarja ka zbuluar edhe një ambient tjetër të shtëpisë duke postuar disa video në Instastory ku shfaqet tavolina e ngrënies.

Çifti sonte kanë mysafirë pasi motra e Besit, Ana ka ardhur për darkë me vajzën e saj Amla.

Në videon e publikuar nga Xhensila ajo dëgjohet të pyesë Amlën se kush e bëri darkën ndërsa e vogla i përgjigjet “Xheni”. “Bashkë me Anën”, i thotë këngëtarja ndërsa filmon tavolinën e shtruar me ushqimet e shijshme që ka gatuar.