IKËN NGA "PROÇESI SPORTIV"/ Nevina Shtyllës i besohet emisioni i njohur në Top Channel, përkrah... (FOTO) - AlpeGossip
IKËN NGA “PROÇESI SPORTIV”/ Nevina Shtyllës i besohet emisioni i njohur në Top Channel, përkrah… (FOTO)

IKËN NGA “PROÇESI SPORTIV”/ Nevina Shtyllës i besohet emisioni i njohur në Top Channel, përkrah… (FOTO)

Burime për bordo.al kanë bërë me dije se  “Në shtëpinë tonë” programi ‘lifestyle’ i cili ka hyrë në sezonin e pestë të tij, këtë sezon ka zgjedhur të ketë në moderim bukuroshen Nevina Shtylla, e cila së bashku me Florjan Agalliun, do të jenë të ‘zotët e shtëpisë’ për muajt në vazhdim.

Autorja e këtij programi Renisa Shabani, do të sjellë kësaj here një program krejtësisht të reformatuar, por duke ruajtur thelbin e programit që është stili i jetesës.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, kësaj here “Në shtëpinë tonë” do të nisë në orën 12:30 deri në 15:00.

Kujtojmë që sezonin e kaluar dyshja prezantuese e “Në shtëpinë tonë” ishte Stela Kotri dhe Florjan Agalliu, ndërsa Nevina Shtylla ishte krah Edi Manushit në programet “Proçesi Sportiv” dhe “E Diell”.

Image

Image