MËSOI NGA MEDIAT TRADHËTINË E BASHKËSHORTIT/ Alma Bektashi: Nuk merresh vesh me një person që i pëlqen vetja – AlpeGossip
MËSOI NGA MEDIAT TRADHËTINË E BASHKËSHORTIT/ Alma Bektashi: Nuk merresh vesh me një person që i pëlqen vetja

MËSOI NGA MEDIAT TRADHËTINË E BASHKËSHORTIT/ Alma Bektashi: Nuk merresh vesh me një person që i pëlqen vetja

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi, edhe pse jo për herë të parë, ka rrëfyer përsëri në një intervistë detaje nga ndarja me ish-burrin ku shkak u bë tradhëtia e këtij të fundit.

Ajo tregon se edhe pse 3 vite nga ndarja, procedurat e divorcit akoma nuk kanë mbaruar.

“Ende nuk ka mbaruar divorci, ishte dëshira ime për vitin e ri që këtë vit të mbaronte por jo,” u shpreh Alma.

Ajo tha se tradhëtia për të është “e patolerueshme” pasi e quan mosrespekt nga ana e partnerit.