“NDIHEM MIRË QË THASH ATO QË KISHA BRENDA”/ Ja çfarë thotë Silvana pas largimit: Kam marrë vesh… – AlpeGossip
“NDIHEM MIRË QË THASH ATO QË KISHA BRENDA”/ Ja çfarë thotë Silvana pas largimit: Kam marrë vesh…

“NDIHEM MIRË QË THASH ATO QË KISHA BRENDA”/ Ja çfarë thotë Silvana pas largimit: Kam marrë vesh…

Ka qenë i hidhur fundi i rrugëtimit të Silvanës në “Love story”, pasi askush nuk e priste largimin e saj mbrëmjen e të hënës. Fatkeqësisht ajo nuk mundi të merrte trëndafil në fund nga Saimiri, duke lënë tashmë në garë nëntë konkurrente.

Pas eleminimit ajo shprehu rezervat e saj për princin modern duke thënë se është shumë e lumtur që u largua, teksa shtoi se Saimiri është mashkull i thjeshtë që pret që femrat t’i përulen. Ajo tha se do burrë me B të madhe, teksa nuk ia përtoi as Saimiri, i cili i tha se edhe ajo duhet të jetë grua me G të madhe nëse e ka këtë kërkesë.

“Jam shumë e lumtur që largohem sonte, sepse e kam menduar gjatë gjithë javës. Më bën për të qeshur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta quaja, ‘uomo semplice, scelte semplice’, sepse ti je mashkull i thjeshtë dhe kërkon femrat këtu që të ulen, të përulen. Unë nuk jam ajo zemër, unë kërkoj një karakter shumë të fortë. Unë kërkoj burrë me B të madhe” – tha Silvana pas eliminimit, por e menjëhershme ishte përgjigjja e Saimirit: “Duhet të bëhesh njëherë grua me G të madhe që të kërkosh një burrë me B të madhe…”

Megjithatë, Silvana tha edhe që Saimiri ka për të dalë vetëm nga ky spektakël, sepse, sipas saj, ai po kërkon vajza që ta argëtojnë, por ajo nuk është në këtë kategori.

Ndërkohë për “Daily love story”, Silvana deklaroi se e kishte menduar të largohej edhe vetë për shkak të disa gjërave që kishte mësuar gjatë javës.

“Ndihem shumë mirë që thashë ato që kisha brenda prej një jave. Dhe po i mendoja t’i thoja. E kisha ndjesinë e eliminimit, sepse, në radhë të parë, doja ta bëja vetë, por meqë e mora përgjegjësinë, e dija në fund që do ikja. Këtë javë kam marrë vesh shumë gjëra që s’më kanë pëlqyer fare, që i shpreha edhe live. Më ka penalizuar karakteri im i fortë, më kanë penalizuar përgjigjet. Unë thashë gjëra që atij i prekën egon dhe krenarinë. Nëse ne do ishim për show këtu ai duhet të na hiqte që javën e parë. Që në javën e parë ai e pa që ne ishim dy binjake, nuk e gjeti në javën e shtatë që unë jam këtu për show. Produksioni është sjellë shumë mirë me mua dhe me motrën, kam krijuar lidhje shumë të mirë me disa prej vajzave këtu brenda dhe kjo do të mbetet nga Shqipëria. Nesër unë bëj valixhen dhe good bye! Unë mund të them për publikun që ka qenë në fillim shumë paragjykues për ne të dyja por kam marrë edhe mesazhe shumë të bukura”,– deklaroi Silvana.

Kujtojmë se pas debatit që patën javën e kaluar ata zhvilluan një takim së bashku. Ndonëse Silvana tha se nuk do e puthte më, ajo doli kundër vetes dhe gjërat u dukën se u rregulluan mes tyre.

Por, jo. Saimiri na surprizoi të gjithëve duke e hequr nga gara.