Bashkëpunoi me ish të dashurin e Rita Orës, por i ndodh e papritura (FOTO) – AlpeGossip
Bashkëpunoi me ish të dashurin e Rita Orës, por i ndodh e papritura (FOTO)

Bashkëpunoi me ish të dashurin e Rita Orës, por i ndodh e papritura (FOTO)

Jeta e saj është e mbushur jo vetëm me suksese por edhe me udhëtime.

Destinacioni i saj i fundit ishte Parisi por i ndodhi e papritura. Dua Lipa mëngjesin e sotëm ka ndarë me ndjekësit ndjesinë e të harruarit të pasaportes në shtëpi, ndjesi që me siguri shumë prej jush e kanë provuar.

“Harrova pasaportën për në Paris dhe më duket vetja si budallaqe”, ka shkruar Dua në një postim të bërë në instastorie.

Ndërkohë të premten këngëtarja do të lançojë këngën e re të cilën e ka në bashkëpunim me ish të dashurin e rivales së saj, Rita Orës.

Dua dhe Calvin Harris këtë herë vijnë bashkë me një këngë të cilën fansat mezi po e presin.