Zbulohen detajet/ Ja si do të ndryshojë “E diela Shqiptare” me Besin, Erionin dhe Kimikatin (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohen detajet/  Ja si do të ndryshojë “E diela Shqiptare” me Besin, Erionin dhe Kimikatin (FOTO)

Zbulohen detajet/ Ja si do të ndryshojë “E diela Shqiptare” me Besin, Erionin dhe Kimikatin (FOTO)

Pak orë më parë, Ardit Gjebrea dhe Besart Kallaku konfirmuan lajmin se tre aktorët e humorit janë pjesë e televizionit “Klan” dhe i janë bashkuar skuadrës së emisionit “E diela Shqiptare”.

Por ç’po kurdisin Besart Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku në “Klan”?

Olsi Bylyku, i njohur ndryshe si Kimikati, ka zbuluar për “intv.al” se do të kenë një minutazh kohor rreth 1 orë ose 1 orë e 30 min brenda emisionit të së dielës. Ata do të realizojnë skena të ndryshme gazmore, “Stand up-e”, por edhe personazhet e njohur komikë që ata kanë bërë gjatë gjithë viteve me të cilët jemi familjarizuar. Por tre aktorët nuk do të jenë vetëm, pasi do të ftojnë personazhe të njohur nga bota e showbizz-it në vend.