E BIJA MBUSHI 4 VJEÇ/ Rudina Magjistari i organizon një festë të veçantë (FOTO) - AlpeGossip
E BIJA MBUSHI 4 VJEÇ/ Rudina Magjistari i organizon një festë të veçantë (FOTO)

E BIJA MBUSHI 4 VJEÇ/ Rudina Magjistari i organizon një festë të veçantë (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari, gjithmonë është treguar diskrete duke preferuar ta mbajë larg syrit të publikut jetën private. Janë të rralla rastet kur ajo publikon në rrjete sociale foto pranë bashkëshortit ose pranë vajzës së saj, Mias.

Ditën e sotme, në kuadër të një rasti të veçantë, Rudina ka bërë një postim shumë të ëmbël në profilin e saj të Instagramit. E bija ka mbushur 4 vjeç gjatë javës që lamë pas dhe moderatorja vetëm sot ka vendosur të ndajë diçka me ndjekësit e saj.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet emri i vogëlushes Mia, zbukuruar nga lule qingji dhe xixa. “Mia ime këtë javë bëri 4 vjeç dhe sot e përmbyllëm me festën e fundit javën e festimeve, Mia lule qingji, festë ditëlindjeje”, ka shkruar ajo krahas postimit duke bërë të ditur se i ka organizuar një super festë. Festa e ditëlindjes sigurisht që ka qenë shumë e veçantë pasi moderatorja i ka dedikuar asaj një javë të tërë.