SHPËRTHEN AKTORJA E NJOHUR/ Akuzon rregjisorin për perdhunim: Kam pasur frikë… (FOTO) – AlpeGossip
SHPËRTHEN AKTORJA E NJOHUR/ Akuzon rregjisorin për perdhunim: Kam pasur frikë… (FOTO)

SHPËRTHEN AKTORJA E NJOHUR/ Akuzon rregjisorin për perdhunim: Kam pasur frikë… (FOTO)

Aktorja franceze Sand Van Roy (27) ka akuzuar regjisorin francez Luc Bessonin për përdhunim seksual.

Në një intervistë për Channel BFM, bukuroshja 27-vjeçare tha se ngjarja ndodhi më 18 maj të këtij viti në një dhomë hoteli në Paris.

Policia e shtetit së këtij vendi ka njoftuar mediat përmes një e-mail, se ka nisur tashmë hetimet ndaj drejtuesit 59-vjeçar.

“Kam pasur frikë se do të vdes. Aq shumë kam ndier dhimbje, sa që në një moment jam alivanosur. Kur është kaq e dhunshme, është përdhunimi. I bërtita, i thashë të ndalet, por ishte e kot. Ai filloi të më bënte veprime seksuale të neveritshme. I thashë se nuk dua ta bëjë një gjë të tillë. Ishte përdhunim”, tha Van Roy, e cila dyshohet se ishte në kontakt fshehurazi me Besson gjatë dy vjetëve të fundit.

Aktorja, e cila është shfaqur në dy nga filmat e fundit të Bessonit, raporti se ishte ndjerë keq, pasi kishte pirë çaj dhe më pas kishte humbur ndjenjat, moment të cilin e kishte shfrytëzuar regjisori.

Theksojmë se avokati i të akuzuarit, Tei Marembert, ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se këto ishin fantazi të aktores së re.