ME NJË VIDEO QË HABITI FANSAT/ Nicki Minaj shpjegon arsyet e anullimit të koncerteve – AlpeGossip
ME NJË VIDEO QË HABITI FANSAT/ Nicki Minaj shpjegon arsyet e anullimit të koncerteve

ME NJË VIDEO QË HABITI FANSAT/ Nicki Minaj shpjegon arsyet e anullimit të koncerteve

Reperja me famë botërore Nicki Minaj ka publikuar një video në ‘Instagram’ duke shpjeguar arsyet që fshihen pas anullimit të koncertit të radhës në Francë. Nicki ju përgjigj pyetjeve të fansave për anullimin e koncertit, teksa pinte cigare në mënyrë shumë të qetë, duke thënë se nuk dëshiron të humbë para, prandaj askush nuk e do performancën më shumë se ajo, por ka arsye që e ndalojnë.

“Të dy qyetet ku janë anulluar koncertet kanë pasur probleme teknike që nuk i kam pasur asnjëherë në ndërtesat ku kam performuar. Këtë gjë na e kanë thënë 3 orë para shfaqjes, kur na u desh të bënim provën e zërit dhe gjërat nuk shkuan mirë.

Por unë ju dua juve të gjithëve, jeni fansat e mi dhe performanca para jush është kënaqësia ime më e madhe. Uroj që së shpejti të dëgjohemi sërish”,-u shpreh Nicki. Reperja ka nisur së fundmi turin botëror i cili do shtrihet në disa shtete.