U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Arbana Osmani tregon se kur do e shohim portretin e Diellit – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Arbana Osmani tregon se kur do e shohim portretin e Diellit

U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Arbana Osmani tregon se kur do e shohim portretin e Diellit

Arbana Osmani deshi s’deshi sot e zbukuroi pemën e Krishtlindjes, sepse kjo ishte dëshirë e Jonit. Djali e detyroi që në mëngjes të mendonte për zbukurimet dhe Arbana sigurisht që ja plotësoi dëshirën.

Ajo ka ndarë në Instagram momente të ndryshme nga ky proces dhe ka treguar se e ka shijuar shumë bashkë me Jonin. Në fund fare Osmani ka ndarë një foto të saj pranë pemës së Krishtlindjes dhe me këtë rast i ka bërë një dedikim shumë romantik partnerit të saj, Eduart Grishaj.

Çdo ditë është Krishtlindje kur ti (dhe djemtë) jeni pranë meje”, ka shkruar Arbana, duke i bërë tag në foto Eduartit.

 

Ndërkohë fansat kanë nisur menjeherë nga urimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri dhe kanë shfrytëzuar mundësinë për ta pyetur për më të voglin e shtëpisë, Diellin.

“Pemën na e tregove, shumë bukur. Urojmë të të gjej gëzuar Viti i Ri. Po bebushin e vogël kur do ta shohim?”, e ka pyetur dikush Osmanin.

“Kur të rritet edhe ca”, i është përgjigjur moderatorja.

Kujtojmë se për vite me radhë, Arbana Osmani u tregua mjaft e rezervuar për djalin e saj, Jonin, duke mos e zbuluar portretin e tij.