SË SHPEJTI NË MUZIKË/ Ish-banorja e “Big Brother” paralajmëron projekte të reja (FOTO) – AlpeGossip
SË SHPEJTI NË MUZIKË/ Ish-banorja e “Big Brother” paralajmëron projekte të reja (FOTO)

SË SHPEJTI NË MUZIKË/ Ish-banorja e “Big Brother” paralajmëron projekte të reja (FOTO)

Armela është një nga ish-banoret më të diskutuara të ‘Big Brother’, për ‘look-un’ dhe për stilin. Edhe pas daljes nga shtëpia, publiku vazhdon të jetë i interesuar për personazhet që u bënë të njohur nga programi. Armela nuk ka qenë aktive në ekran prej kohësh, por shpesh herë ka marrë vëmendjen e mediave me postimet e saj në ‘Instagarm’.

Këtë herë ajo ka zbuluar një projekt në sferën profesionale, duke bërë me dije se shumë shpejt do të nisë të bëjë këngë. Brunia bukuroshe ka publikuar një foto krah menaxherit të saj dhe ka zbuluar emrin e studios me të cilën po punon, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të sjellë për publikun një projekt muzikor.

Fansat e saj kanë komentuar të emocionuar për këtë lajm dhe shumë prej tyre mezi po e presin. Detaje të tjera për llojin e muzikës me të cilën Armela do prezantohet ende nuk ka, por me siguri gjithçka do zbulohet së shpejti.