“RIKTHIMI NË KLAN DHE BIZNESI I RI”/ Anjeza Maja rrëfen eksperiencën e saj – AlpeGossip
“RIKTHIMI NË KLAN DHE BIZNESI I RI”/ Anjeza Maja rrëfen eksperiencën e saj

“RIKTHIMI NË KLAN DHE BIZNESI I RI”/ Anjeza Maja rrëfen eksperiencën e saj

Anjeza Maja ka qenë kryefjalë e lajmeve këto ditë për shkak të largimit nga Top Channel, rikthimin në Tv Klan- ku ka pasur edhe eksperiencën e saj më të gjatë mediatike dhe angazhimin e saj në spektaklin e “Dance With Me”. Moderatorja e njohur nuk nguroi aspak t’u përgjigjej pyetjeve tona por përkundrazi na tregoi edhe se si po shkojnë këto ditë provash në Klan, pak ditë përpara nisjes së edicionit të pestë të spektaklit të vallëzimit të Vera Grabockës.

1- Si ka qenë për ty rikthimi në TV Klan, duke qenë se ka qenë shtëpia jote më e gjatë mediatike?

Jam rikthyer tek Vera Grabocka, tek ajo ku nisi rruga ime në ekran. Nuk pata deshirë të vazhdoja televizion këtë vit sepse realisht kam nisur një biznes që do më kërkojë shumë impenjim, një SPA & Ëellness Center po që vjen me disa risi në tregun tonë këtu. Tani ua qaj hallin të gjithë atyre që merren me biznes dhe qenka punë prej vërteti. Sa shumë përlëkedhelemi ne qe kemi berë television! Sa për Klanin, ka qenë, është do do jetë gjithmonë për mua një vend i dashur.

2- Si e sheh pjesmarrjen në “Dance With Me” si eksperiencë?

Mesa duket nuk i hoqa të gjitha fishat e televizionit dhe propozimi i Verës i shkoj fiks edhe nevojës për një energji më shumë. Shpresoj vetëm të dal mirë sepse kërcimi nuk është aq i lehtë sa mund ta mendosh dhe këtë e kam kuptuar në prova . Megjithatë më duhet ta them që  kam një partner fantastik dhe bëra mirë që thashe Po.

3- Roberti konsiderohet si ‘tmerri’ i konkurrentëve. Ju keni ‘frikë’?

Nuk mund t’ju pëlqesh të gjithëve, unë po punoj, po mundohem ti mësoj mirë levizjet, jam rrëzuar qindra herë, i kam gjunjët copë që tani. Roberti është në juri, ka karakterin e tij dhe as dua ta marr me të mirë as ta gjykoj se ai punën e vet e ka treguar se e bën shumë mirë. Unë duhet të shoh punën time!

 4- Konkurrentët si ju duken? Kë shihni si më të fortë?

Nuk flitet kurrë për kolegët!

5- E ke qëllim fitoren e këtij edicioni?

Këtë do e tregoj koha. Tani është herët të bësh plane se qesh edhe Zoti pastaj me ne!