SOT JANË FEMRAT MË SEKSI TË SHOWBIZZ-IT/ Ja si dukeshin ato në fillimet e tyre (VIDEO) - AlpeGossip
SOT JANË FEMRAT MË SEKSI TË SHOWBIZZ-IT/ Ja si dukeshin ato në fillimet e tyre (VIDEO)

SOT JANË FEMRAT MË SEKSI TË SHOWBIZZ-IT/ Ja si dukeshin ato në fillimet e tyre (VIDEO)

Sot ato janë këngëtarët më të famshme shqiptare, me shumë hite dhe mijëra ndjekës në rrjete sociale. Po kush i mban mend fillimet e tyre, këngët dhe performancat e para ? Blitz.al ka risjellë disa prej tyre:

1. Nora Istrefi
Karriera e saj ka nisur në moshën 18 vjeçare kur u bë pjesa e Zhurma Show me këngën “Shko tash”. Me flokë natyrale brune me onde, me një makeup shumë të thjeshtë dhe një kostum të zi me barkun jashtë, që në fillimet e saj ajo ka tërhequr vëmendje me lëvizjet e saj të kërcimit tepër sensuale.

2.Tuna
Ajo ka marrë pjesë në festivale qëkur ka qenë 16 vjeç, por tashmë nuk ka regjistrime të asaj kohe. Më e hershmja që mund të gjejmë është kënga “S’ka më diktaturë” me të cilën ajo mori pjesë në VFM 2005. Vajzat e viteve 90’ me siguri e kishin inspirim sidomos për mënyrën e të veshurit, që në atë kohë quhej tepër ë guximshme.

3.Xhensila Myrtezaj
Ajo u bë pjesë e muzikës kur mori pjesë në “Ethet e së premtes”, por mori vëmendje në pjesëmarrjen e saj në Top Fest 2008 me këngën “Më fal”. Një zë i ëmbël që gjithnjë i paska kënduar dashurisë.

4.Dafina Zeqiri
Ndonëse ka marrë pjesë në festivale qëkur ishte 10 vjeç, publiku shqiptar e njohu dhe e adhuroi me publikimin e albumit “Knockdown”. Një 19 vjeçare rebele që dukej se dashuronte aksesorët e rënduar dhe flokët me shkallëzim dhe stilime “të çmendura”.

5. Ronela Hajati
“E çmendura” e showbizit aq unike dhe e veçantë në performancat e saj duket se paska qenë e tillë që në fillime. Që e vogël, u bë e njohur në “Star Academy”, por le të ndalemi te kënga “Kam frikë të të dua” e Këngës Magjike 2009. Flokë të fryrë, makeup të rënduar dhe me gurë, veshje me një “crop top” dhe xhaketë… të gjitha i shkonin mjaft mirë performancës së saj energjike.

6.Dhurata Dora
Vetëm 19 vjeç ajo publikoi këngën e saj të parë me titullin “Vetë kërkove”. Onde të mëdha, buzë rozë dhe një look krejt ndryshe nga sot… por talenti për të kënduar dhe zëri i veçantë dallohet që në këtë këngë.

7.Enca
Ritme verore me këngën “Kjo verë”… Vajza më seksi e showbizit dikur ka qenë një vajzë e ëmbël me fustane verorë dhe klipe që të argëtojnë pa masë. Por të mos harrojmë që ndonëse ky ishte klipi i parë, Enca me muzikën ka nisur që herët me coverat e saj të shumtë në Youtube.

8.Kida
Unë dhe shumë prej jush e kemi njohur në këngën “Rikthejm na” në bashkëpunim me Mc Kreshën. Por në fakt kënga e parë e Kidës ka qenë “Murder”. Një look “bold” me buzë të errëta, kapuç dhe stilin gangsta… kështu u shfaq dhe kishte mjaft sukses pasi tashmë është një ndër zërat që dallohen në muzikën shqiptare.