“BEKIMET E MIJA…”/ Arbana Osmani poston VIDEON e ngrohtë të Eduardit duke “përkëdhelur” Diellin në krahë – AlpeGossip
“BEKIMET E MIJA…”/ Arbana Osmani poston VIDEON e ngrohtë të Eduardit duke “përkëdhelur” Diellin në krahë

“BEKIMET E MIJA…”/ Arbana Osmani poston VIDEON e ngrohtë të Eduardit duke “përkëdhelur” Diellin në krahë

Nëse jeni ende të ëmbëlsuar nga vajza e Ledrit dhe Sarës, e cila prej dy ditësh ka pushtuar rrjetet sociale, mbrëmjen e sotme dozat e sheqerit na i ka shtuar edhe Arbana. Moderatorja ka publikuar një video ku shfaqet Eduarti teksa mban në krahë Diellin, në përpjekje për ta vendosur në gjumë.

Vogëlushi duket se nuk ka ndërmend t’i lërë pak vetëm mamin dhe babin pasi vazhdon të lëvizë i kënaqur në krahët e Eduartit teksa ky i fundit e përkëdhel.

“Bekimet e mia”-shkruan Arbana krah postimit që ka marrë shumë vëmendje duke qenë se moderatorja e nxjerr rrallë e më rrallë Diellin në rrjete sociale.