“JE KRENARIA IME…”/ Në dy vjetorin e lindjes Mozzik poston FOTON e veçantë me Hanën dhe e uron me fjalë të ngrohta – AlpeGossip
“JE KRENARIA IME…”/ Në dy vjetorin e lindjes Mozzik poston FOTON e veçantë me Hanën dhe e uron me fjalë të ngrohta

“JE KRENARIA IME…”/ Në dy vjetorin e lindjes Mozzik poston FOTON e veçantë me Hanën dhe e uron me fjalë të ngrohta

E vogla e Mozzik dhe Loredanës, Hana, feston sot 2-vjetorin e lindjes. E sigurisht nuk kishte se si në këtë ditë të mungonin urimet speciale nga prindërit për vajzën e tyre të vetme. Mozzik ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël përkrah Hanës dhe i ka dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana ! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël . Zoti të dhashtë shëndet dashuri ! Ti je krenaria ime , ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë . Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha . Të don Baba yt Urime datëlindjen e dytë ! #2VJET #happybirthday”, shkruan reperi.

Mozzik dhe Loredana konfirmuan zërat për ribashkim disa javë më parë në publikim e pjesës së parë të dokumentarit të reperes. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

Reperi shprehet në një moment se:

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.