“JE KUDO”/ Humbi babain dy vite më parë, Rudina Dembacaj bën dedikim prekës: Vetëm edhe një herë… – AlpeGossip
“JE KUDO”/ Humbi babain dy vite më parë, Rudina Dembacaj bën dedikim prekës: Vetëm edhe një herë…

“JE KUDO”/ Humbi babain dy vite më parë, Rudina Dembacaj bën dedikim prekës: Vetëm edhe një herë…

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka kujtuar të atin e saj të ndjerë, dy vite pasi ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Aktorja publikon herë pas herë foto me të atin në rrjetet sociale, teksa e kujton me mall. Sot, në dy-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ajo po publikuar një foto në Instastory nga banesa e tij e fundit.

“Dy vjet pa ty! Unë nuk rri pa ty, asnjë moment të ditës. Je kudo, në çdo situatë, në çdo vështirësi e gëzim. Më mësove si me përjetu, ba. Të dua shumë, shumë”– shkruan ajo krahas fotos.

Më tej ajo ka publikuar një tjetër foto ku shfaqet duke shtrënguar duart me të atin e saj, ndërsa në mbishkrimin e fotos thuhet: “Veç edhe një herë, të ta puth dorën”.