I BËNË DISS/ Trejsi Sejdini nuk lë fjalë pa i thënë Uindit dhe Encës: Emra qensh,morra… – AlpeGossip
I BËNË DISS/ Trejsi Sejdini nuk lë fjalë pa i thënë Uindit dhe Encës: Emra qensh,morra…

I BËNË DISS/ Trejsi Sejdini nuk lë fjalë pa i thënë Uindit dhe Encës: Emra qensh,morra…

Prej disa ditësh ka nisur keq sherri mes këngëtares Enca Haxhia dhe Trejsi Sejdinit. Kjo e fundit bëri deklaratën e fortë për Encën në mes të emisionit “Why Not”, duke thënë se këngëtarja ishte 3 herë sa Trejsi.
Kaq ka mjaftuar që jo vetëm Enca, por dhe motra e saj, Uindi, të nisin replikat me Missin. Madje së fundmi, Uindi publikoi në Youtube një këngë freestyle ku i bënte diss Trejsit.

“Po do famë ti, do me u kap ti, bën si njish ti, sikur drifty, edhe ty shpirti t’a priftë prifti.
Trëndafilat janë të kuq, violetat janë blu, ti je një ku.rvë, dhe të gjithë të urrejnë ty”, ishin fjalët e Uindit për Trejsin, e cila ditën e sotme s’ka lënë gjë pa i thënë 19-vjeçares dhe Encës.Teksa bënte një video live me mikeshën e saj, ndjekësit filluan t’i përmendin faktin që Uindi i kishte bërë diss.

“Kanë filluar të përmendin emra qensh, emra baldosash, emra qensh me morra”- i kthehet Trejsi shoqes së ngushtë.

“Vetëm duro për momentin, për disa ditë. Falenderoj zotin vetëm për një gjë, që do të dobësohesh. Do të të dobësojmë.”- thotë Missi para kamerës dhe më pas vajzat kanë filluar të imitojnë lopën duke bërë “Muuu” përpara kamerës, e kanë nisur të qeshin me të madhe.