“RREZIKONTE ABORT”/ Lyrical Son flet për momentin e vështirë gjatë shtatzënisë së bashkëshortes – AlpeGossip
“RREZIKONTE ABORT”/ Lyrical Son flet për momentin e vështirë gjatë shtatzënisë së bashkëshortes

“RREZIKONTE ABORT”/ Lyrical Son flet për momentin e vështirë gjatë shtatzënisë së bashkëshortes

Lyrical Son, në një lidhje me “Ftesë në 5” pasditen e djeshme, ka treguar jo pak për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Gresën dhe dy vajzat, Evën dhe Erikën. Reperi është shprehur se ai dëshiron edhe një fëmijë tjetër, por Gresa duket se nuk është fort pro këtij vendimi. Lyrical Son ka rrëfyer se një nga shtatzënitë e bashkëshortes ka qenë në rrezik dhe e ka cilësuar këtë si një nga momentet më të vështira.

Reperi ka thënë se me ndihmën e mjekëve, të cilët kishin bërë të pamundurën, gjithçka kishte përfunduar me sukses. Megjithatë, ai kujton se asokohe është lutur shumë dhe thekson se fjalët e tij “u dëgjuan nga Zoti”. Lyrical Son dhe Gresa janë të martuar prej shumë vitesh dhe janë kthyer në çiftin e preferuar të fansave, pasi në të shumtën e kohës nuk rezervohen për të ndarë me ndjekësit momentet më të ëmbla mes tyre. Dhe kur në lojë futen edhe Eva me Erikën, portreti familjar plotësohet më së miri!