RRËFIMI PERSONAL I BLENDI FEVZIUT/ Nga “dëshira” për të pasur një djalë, tek raporti i veçantë me vajzat: E vogla më thotë do ta hedh… – AlpeGossip
RRËFIMI PERSONAL I BLENDI FEVZIUT/ Nga “dëshira” për të pasur një djalë, tek raporti i veçantë me vajzat: E vogla më thotë do ta hedh…

RRËFIMI PERSONAL I BLENDI FEVZIUT/ Nga “dëshira” për të pasur një djalë, tek raporti i veçantë me vajzat: E vogla më thotë do ta hedh…

Karriera e tij e gjatë në television, udhëtimet e veçanta, sidomos jeta personale e Blendi Fevziut përbëjnë një interes të madh në publik.

Gazetari dhe moderatori së fundmi ishte i ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” ku ndau detaje interesante nga marrëdhënia e tij me vajzat.

I pyetur se cila i ngjan më shumë atij si karakter, Fevziu nuk bëri një dallim duke u shprehur se akoma nuk është momenti që ai ta kuptojë këtë.

“Vajza e vogël kërkon më shumë vëmendje. Nuk e di se cila më ngjan më shumë si karakter, pasi e vogla është shumë shpejt për të thënë si karakter, për të madhen po ashtu nuk di ta them. Shiko, ngjasimi taman fillon kur hyn në punë. Kur fillon përballesh me jetën shikon se çfarë profili ke marrë dhe nga ngjan më shumë,”-tregoi Blendi.

 

Me një diferencë prej 13 vitesh nga njëra-tjetra, gazetari është baba i dy vajzave, Mishel dhe Alis. I pyetur nëse e shikon si mungesë faktin që nuk ka një djalë, moderatori u shpreh se ky nuk ishte aspak një shqetësim për të.

“Nuk e kam pasur fare këtë shqetësim. Bile dhe herën e dytë kur mora vesh që ishte gocë në fakti isha edhe më i gëzuar, sepse mendova që goca e madhe do të kishte një shoqe,”-vazhdon Fevziu.

Si një person i angazhuar dhe që i pëlqen të eksplorojë kontinente të ndryshme, si e gjen kohën Blendi për ta kaluar me vajzat e tij?!

Gazetari u shpreh se ndonëse është më i zënë tani, me vajzën e vogël është marrë më shumë se me të madhen.

“Me gocën e madhe kam kaluar shumë më pak kohë, edhe pse isha shumë më pak i zënë. Ndërsa me të voglën edhe për arsyeje të moshën mundohem t’i kushtoj edhe më shumë kohë. Normalisht edhe kur je aty je gjithë kohës me telefon. Ndonjëherë goca e merr e thotë do ta hedh telefonin në plehra,”- tregoi Fevziu.

Dikush mund të ketë pasion gatimin, gazetari ka udhëtimet. Blendi është ftuar shpeshherë në emisione të ndryshme për të folur për aventurat e tij nëpër arratisjet që bën në çdo cep të botës. Së fundmi, ai ka zbuluar edhe shoqëruesit e tij nëpër udhëtime.

“Varet, ndonjëherë udhëtoj me familjen, kur ka vende më të vështira kam udhëtuar me vajzën time të madhe, udhëtoj me miq. Qëllon që udhëtoj edhe vetëm fare,”-përfundoi Fevziu.