PASI KONFIRMUAN LIDHJEN/ Graciano bën gjestin më të bukur për Argjira Spancën (VIDEO) – AlpeGossip
PASI KONFIRMUAN LIDHJEN/ Graciano bën gjestin më të bukur për Argjira Spancën (VIDEO)

PASI KONFIRMUAN LIDHJEN/ Graciano bën gjestin më të bukur për Argjira Spancën (VIDEO)

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani më në fund pas shumë thashethemesh pranuan publikisht lidhjen e tyre pak javë më parë. Teksa ishin duke diskutuar për vërtetësinë e çifteve në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, dyshja pranuan se janë bashkë.

Edi Manushi pyeti të ftuarit se cilët janë beqarë dhe Graciano me Argjirën u ngritën dhe me shaka nxituan të dilnin nga studioja për të mos folur për historinë e tyre. Por ata u rikthyen dhe me një buzëqeshje e sytë plot shkëlqim pranuan se janë bashkë. Ata thanë se kolegët e tyre në “E diell” e kanë ditur prej kohësh këtë gjë.

“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë, pse bëni sikur se dini”, u shpreh Graciano.

https://youtu.be/AAWINabAWPY

Pas konfirmimit të lidhjes, dyshja nuk kanë nguruar t’i shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit në rrjete sociale. Mirëpo nga historia e tyre e dashurisë dimë shumë pak, ndaj ata kanë vendosur që të zbulojnë gjithçka në emisionin më të ri “Natën me Aulonën”.

Ata kanë treguar detaje nga jeta e tyre profesionale, por sidomos nga ajo personale. Graciano dhe Argjira kanë rrëfyer se si ka nisur lidhja e tyre, si po shkon edhe planet e së ardhmes ku mund të përfshihet edhe një dasmë.

VIDEO

Në studio Graciano ka bërë edhe gjestin e bukur, duke i vendosur një unazë në gisht Argjirës. Sigurisht që kjo ishte thjesht pjesë e emisionit, sepse nga balerini nuk ka pasur ende një propozim të mirëfilltë për moderatoren e njohur.