PUTHJE E PËRQAFIME/ Flori Mumajesi fotografohet me këngëtaren e njohur greke – AlpeGossip
PUTHJE E PËRQAFIME/ Flori Mumajesi fotografohet me këngëtaren e njohur greke

PUTHJE E PËRQAFIME/ Flori Mumajesi fotografohet me këngëtaren e njohur greke

Flori Mumajesi shënoi një tjetër sukses këtë edicion të “Këngës Magjike”, pasi këngën fituese “Ma zgjat dorën” e kishte kompozuar pikërisht ai ndërsa Eneda Tarifa e këndoi me mjeshtëri, ashtu siç ia del gjithmonë me çdo performancë të saj. Pas “Këngës Magjike”, u mbajt një after-party ku të gjithë këngëtarët u argëtuan në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Paparaci i “Panorama plus” e ka fotografuar Flori Mumajesin në shoqërinë e këngëtares greke Maria Kiou e cila ishte pjesë e finales me këngën “Mallon Trelenomai”. Në fotot e publikuara nga “Panorama plus”, Flori shfaqet duke e puthur e përqafuar Marian duke treguar kështu se ka miqësi me të.

Flori është fotografuar gjithashtu edhe me Fifin, Anxhela Peristerin e Adrola Dushin.