NGA ROBERTI TEK GETOARI/ Djemtë e showbizz-it që i dedikuan këngë… “dashnores”! (VIDEO) – AlpeGossip
NGA ROBERTI TEK GETOARI/ Djemtë e showbizz-it që i dedikuan këngë… “dashnores”! (VIDEO)

NGA ROBERTI TEK GETOARI/ Djemtë e showbizz-it që i dedikuan këngë… “dashnores”! (VIDEO)

Kënga e Robert Berishës “Dashnore” na surprizoi të gjithëve pasi duhet thënë se kenge me mesazhe të tilla janë me numërim.

Roberti ka thënë se e ka bërë këtë këngë që edhe dashnoret të marrin pak vëmendje dhe se emri i tyre duhet të përmendet dhe diku tjetër pasi tashmeë të kesh një dashnore është kthyer në modë.

Këtë deklaratë të tijen o e lëmë pa koment, ndërkohë që do sjellim në vemendje edhe dy momente të tjera ku termi “dashnore” ka bërë jo pak bujë.

Këngë që u be edhe hit menjëherë madje ishte ajo e Getoar Selimit ” me titullin Amante”, e përkthyer nga spanjishtja do të thotë “dashnore”.

Një tjetër këngë ku “dashnore” ka marrë sërish një dedikim është ajo  e Kastro Zizos “Mullaga”. Kënga në vetvete trajton një raport grua-burrë- dashnore, siç e sqaron edhe vetë Kastro.

 

Mirëpo nga ana tjetër, të tre artsistët thonë se kjo nuk ka aspak lidhje me jetën e tyre personale.

Edhe pse të gjithë kemi dyshimet tona sepse kënga “dashore” e Robertit erdhi  pak kohë nga ajo e Nora Istrefit “Anna”. Përsa i përket Getoarit është shprehur se ai ka një martesë shumë të lumtur me Marinën dhe thjesht ka dashur të publikojë një këngë ritmike. Ndërsa Kastro nuk ka pohuar asgjë, as që kënga ka lidhje me ish-gruan e tij dhe as me ndonjë ish-dashnore.

Ndoshta së shpejti këngët për dedikimet për dashnoren do të bëhen më të shpeshta dhe siç thotë dhe Roberti do të kthehen në modë edhe dedikimet.

ALPEgossip.al